Fushë Kosovë: Rrahen mes vete një burrë e një grua, kjo e fundit dëmton pronën

Dy familjarë në Fushë Kosovë, janë rrahur rëndë mes vete pasditen e së hënës që e lamë pas.

Të dy, sipas raportit policor, kanë pësuar lëndime trupore, derisa po e dyshuara femër e përfshirë në rast ka shkaktuar edhe dëmtim prone.

Palët pas intervistimit janë liruar, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar: ”Dhunë në familje”,  ”Asgjësim apo dëmtim prone”.