Gabon DKRS, s’u ndan mirënjohje Vreshtarëve

Në fund të këtij viti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë e zgjedhjes së laureatëve të sportit për vitin 2022 në komunën e Rahovecit.

Pos çmimeve për më të mirët e sportit, në këtë ceremoni u ndanë edhe shumë mirënjohje për kontributdhënësit e sportit në Rahovec.

E një mirënjohje e tillë nuk iu nda tifogrupit “Ultras Vreshtarët”, të cilët kanë reaguar me një story në profilin e tyre në instagram me mbishkrimin:

“Përsëri të neglizhuar nga zyrja e DKRS-së, ose për ta jemi jokontribues ndaj sportit? – E din qyteti më së miri!”