Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, do t’i nënshtrohet një operimi

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një operimi i cili nuk bëhet në Kosovë dhe për këtë ajo ka udhëtuar për në Gjermani.

Musliu është nisur sot, ndërsa javën e ardhshme do t’i nënshtohet operimit.

Bashkëpartiakja e saj Ariana Musliu-Shoshi, i ka uruar asaj shërim të shpejtë.

“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.