Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ajo tha se kjo u konfirmua edhe nga votat në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.
“Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE-së”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.