Gërvalla takohet me deputeten Kearns, flasin për sigurinë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar sot me deputeten britanike, Alicia Kearns.

Me anë të një postimi në platformën X, Gërvalla ka bërë të ditur se me Kearns kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, përcjell Arbresh.info.

Gërvalla po ashtu e ka falënderuar Kearns për përkushtimin e saj në adresimin e sfidave të sigurisë.