Gërvalla takon homologun turk, në fokus mbështetja ndaj Kosovës për KiE dhe NATO

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.

Temat kryesore të diskutimit gjatë takimit ishin mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.

“Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumestë, raporton Klankosova.tv.

“Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike”.