Gërvalla takon zyrtaren e lartë amerikane, flasin për anëtarësimin në NATO

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla është  takuar në Amerikë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.

“Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, shkruan ajo në platformën X.