Gjendet armatim në veri, ministri i brendshëm dhe drejtori i Policisë në konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit.

Si rrjedhojë, sonte në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth operacionit policor.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.