Gjendet një mjet i pashpërthyer në Klinë

Është gjetur një mjet i pashpërthyer të dielën në Klinë.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes të tipit L-3”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftim.