Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një person rreth 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas policisë, identiteti i personit nuk dihet, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet, tha policia.