Gjendet një trup i dekompozuar në lumin Seman

Një trup i dekompozuar është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Trupi i seksit mashkull është gjetur në orët e vona të së enjtes nga dy peshkatarë.

Jasharaj – Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE