Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e fshatit Gjurakoc të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gjurakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, ka thënë Gashi