​Gjendja aktuale në pikat kufitare, mbi dy orë pritje në Merdar

Pritjet më të gjata në dalje vazhdojnë të mbeten në Merdar, ku është krijuar një kolonë 800 metra dhe pritjet janë 130-140 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Kolonë ka edhe në pikën kufitare Mutivodë – 50 metra dhe pritjet në dalje janë 30 minuta, ndërsa për të hyrë 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona 100 metra dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 20-30 minuta, ndërsa për të hyrë duhet pritur 3-5 minuta dhe nuk ka kolona.

Kolonë të automjeteve ka edhe në Jarinje në dalje 30-50 metra, ku duhet pritur 15 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 15:27.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje dhe as kolona.