Gjest fantastik nga Etnik Brruti, refuzon Shqipërinë për Kosovën

Njëri prej talentave më të mirë të futbollit kosovar, Etnik Brruti, ka refuzuar ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Futbollisti i Malishevës, i cili ka luajtur për Kosovën U21, do të vazhdojë të luaj me fanellën e ”Dardanëve”.

Brruti me paraqitjet e tij të mira ka rënë në syrin e FSHF-së, dhe ka bërë që të marr ftesë zyrtare, por që këtë e ka refuzuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet futbollisti për Kanal10.

“Është e vërtetë kam pasur ftesë nga Shqipëria U21 por kam vendosur të vazhdojë me Kosovën. Më kanë telefonuar mua dhe agjentin tim rreth kësaj ftese. Edhe pse Shqipëria janë vëllezërit tanë kam vendosur ta përfaqësoj Kosovën dhe është nder dhe krenari per mua”, deklaroi Brruti.