Gjilan: Kërcënoi ish të fejuarën dhe babain e saj, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Gjilan pasi nga një shtet tjetër e kishte kanosur ish të fejuarën dhe babain e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM & DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 25.08.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti (nga një shtet tjetër) e kishte kanosur (përmes telefoni me mesazhe) viktimën femër kosovare- të fejuarën e tij dhe babain e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”