Gjilan: Një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij

Gjatë ditës së djeshme, është gjetur i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, familjarët e viktimës kanë treguar se ai ka pasur probleme shëndetësore me zemër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES- Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit