Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, është nderuar sot mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë Dr. Mentor Salihi, i cili u aksidentua ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në një ceremoni homazhi të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, qindra qytetarë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe, teksa u vlerësua lartë personaliteti, profesionalizmi dhe kontributi i të ndjerit.
Bien temperaturat, në fundjavë dhe gjatë javës tjetër mot i freskët
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij, mes tjerash, tha se dhembja që ka shkaktuar vdekja e parakohshme e dr. Mentorit është e madhe, sidomos për familjen e të ndjerit, por gjithashtu edhe për tërë qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës, për faktin se u shua jeta e një të riu dhe një profesionisti aq të nevojshëm në ditët e sotme në vendin tonë.
I ndjeri Mentor Salihu do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Nivokaz.