Gjobitet 28-vjeçari në Ferizaj, voziti mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se A.B., 28 vjeçar është gjobitur nga policia në Ferizaj, pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

Në njoftim thuhet se 28 vjeçari është dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe i është hequr patentë shoferi për tre muaj, pasi në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h, ai ka vozitur 162 km/h.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, me datën 24.01.2024 rreth orës 02:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt kanë ndaluar shoferin A.B (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 162 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim