Gjobitet me 2500 euro personi që kërcënoi deputetin Dimal Basha

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca ndaj Bajram Isufit.

Ky i fundit sipas aktakuzës së përpiluar, më 23 shkurt 2024, nga prokuroria kishte kërcënuar deputetit e VV-së Dimal Basha.

Ndërsa në seancën e sotme i akuzuari ka pranuar fajësinë dhe i ka kërkuar falje deputetit Basha.

Sipas vendimit Isufi është gjobituar me 2500 euro.