Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson.
Megjithatë në diskutim ai ka trilluar tek ambasadori britanik, se të drejtat e serbëve në Kosovë janë të kërcënuara si kurrë më parë, dhe sipas tij nga rënia e 2021 nuk ka progres në dialog për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.
”Serbia do të mbetet konstruktive dhe e përkushtuar ndaj dialogut sepse beson se ruajtja e paqes dhe stabilitetit janë prioritete”, ka theksuar Gjuriq, siç thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, citon kosovo-online.
Gjuriq ka biseduar me Ferguson edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në këtë kontekst ka shtuar se Serbia së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dëshirojnë të punojnë për të ardhmen, veçanërisht përmes përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe arsimit.
Shefi i diplomacisë serbe falënderoi Mbretërinë e Bashkuar sipas tij meqë ajo përfaqëson donatorin më të madh në Serbi në fushën e qeverisjes elektronike, falë zhvillimit të së cilës është përmirësuar puna e administratës publike.
Duke folur për planet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme, Gjuriq tha se edhe pse Serbia sot ende përballet me disa probleme të trashëguara, kjo nuk do ta pengojë atë që të forcojë lidhjet ekzistuese dhe të ndërtojë partneritete dhe miqësi të reja, jo vetëm me vendet anëtare të BE-së, por edhe në mbarë botën, thuhet në njoftim.