Gjykata merr vendim për gruan që dyshohet se e vrau foshnjën e saj në Podujevë

jykata Themelore Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër Xheneta Lutollit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes, rast ky i tmerrshëm që dyshohet se ndodhi të dielën, raporton Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, perms Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Gruaja dhe nëna e saj u arrestuan lidhur me këtë rast tronditës.

19-vjeçarja dyshohet ka kryer abort të kundërligjshëm me ndihmën e nënës së saj dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.