Gjykata Themelore në Pejë vendos për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Gjykata Themelore në Pejë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në Brezovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.

Ajo tha se është hudhë si e pasafatshme kërkesa e prokurorit.

“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hudhë si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, tha Zhuti.

Lidhur me vendimin e gjykatës, Express ka kontaktuar prokurorin Rasim Maloku, i cili tha se e kanë mundësinë për ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Kështu kish vendos shkalla e parë, tash e kemi afatin për ankesë në Apel”, tha Maloku.

Shumë figura të njohura publike janë janë pronarë të këtyre vilave.