Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 08:30.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Për pasojë kjo rrugë ka qenë e bllokuar për pak kohë duke patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.