Gorani ia përqesh Byronë Kurtit: T’u dashtë me bë kinse një ligj të mirë, e ka bo një bërllog të madh

Dukagjin Gorani, gazetar, ka komentuar në “Pressing” të T7 deklarimet e ashpra të ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese pasi kjo gjykatë rrëzoi ligjin për Byronë.

Gornai ka thënë se “Qeveria duke dashur me bë kinse një ligj të mirë, e ka bo një bërllog të madh”.

“Kjo qeveri t’u dasht me bë një gjë kinse të mirë, është shku e ka bë një bërllog aq të madh e është ardhur në situatë që Gjykatë Kushtetuese me ia bankrotu përpjekjen. E në anën tjetër Qeveria e sulmon Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gorani.

Më tutje, ai ka përmendur faktin se Qeveria në një anë e quan Gjykatën Kushtetuese si “të kriminelëve”, dhe në anën tjetër ia zbaton vendimet më pas.