“Greqia e bëri tentativën, Shqipëria refuzoi”, raportimi i mediave greke për mungesën e Ramës

Rikthimi i Kyriakos Mitsotakis dhe i gjithë ekipit kryeministror në detyrë, do të bëjë të mundur zhvillimin e një mbledhje joformale ditën e sotme dhe të nesërme, ku do të marrin pjesë shumë liderë ndërkombëtarë.

Pjesë e këtij programi do të jenë edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, ku Greqia do të luajë një rol dominues në rajonin e Ballkanit, por edhe në debatin për të ardhmen evropiane.

Një mysafir i mbrëmjes është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ardhja e të cilit u mbajt si sekret nga Athina, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë presidenti i Malit të Zi , Jakov Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës , Borgiana Christo, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq,

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Mediat greke shkruajnë se mungesa e dukshme në këtë konferencë do të jetë nga Shqipëria, veprim i cili vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Megjithatë qeveria greke e bëri një tentativë, duke qenë se në asnjë rrethanë Rama nuk mund të ftohet për të diskutuar perspektivën europiane të vendit të tij, teksa Beleri qëndron në burg. Kështu ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar Bairam Begai, i cili ka refuzuar dhe kështu fqinji nuk do të marrë pjesë. Është e dukshme, megjithatë, se pas “pranverës” së viteve të mëparshme me perspektivën e bashkëpremtimit për Hagën, marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës janë në një të ulët barometrike.”- shkruhet në media.

“Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit , qëndron pranë Ballkanit Perëndimor si anëtare e familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshiron integrimin e tyre europian, për të cilën ka kushte”, u shpreh kryeministria greke në lidhje me këtë mbledhje, duke u siguruar që kjo deklaratë të jetë e drejtëpërdrejtë për Shqipërinë.