Greva e minatorëve dhe ndëshkimi i tyre, Hyseni: Kush s’është me pushtetin, nuk ekziston

Për grevën e minatorëve – tashmë edhe të demonizuar nga partia në pushtet Vetëvendosje – ka reaguar edhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, i cili u shpreh se “kush është jashtë (pushtetit) nuk ekziston”.

Reagimi i Hysenit:

Tash që ka fitu Partia, nuk mundet as me u mendu punëtoria me kërkesa kundrejt saj. Pushteti mishëron punëtorin, është sublimim i tij. Kush është jashtë nuk ekziston. Ai mundet me qenë fizikisht, porse s’ka inteligjibilitet për të, s’ka instrumente, s’mundet me u mendu.

Burokracia shtetërore ka ditë shpesh përgjatë historisë me qenë ma shtypëse sesa vetë borgjezia. Nesë nuk e rimendojmë organizimin shoqëror, thjesht kemi me vazhdu me i ndërru zotërinjtë.