Greva në arsim, SBASHK-u del me njoftimim e fundit

Si Qeveria shtu edhe SBASHK nuk po tërhiqen nga kërkesat e tyre, ç’ka ka bërë që greva në arsim të hyjë në javën e tretë.

Se kur pritet të ketë një takim të radhës ndërmjet tyre, kjo nuk dihet ende.

Kështu deklaroi për “Gazeta Blic” anëtarja e Këshilit të SBASHK, Luljeta Boshnjaku.

“Ne vazhdimisht po i bëjmë ftesë Qeverisë për takim, por ata nuk po i përgjigjen ftesave tona për takim. Deri më tani nuk kemi ndonjë ftesë konkrete për t’u ulur në bisedime”

E pyetur rreth lajmeve se në Kamenicë sot është hapur një shkollë, Boshnjaku u përgjigj kështu.

“Atje po punojnë katër paralele me katër klasë dhe me një numër të vogël të nxënësve, përndryshe edhe Kamenica është në grevë” deklaroi ajo.

Tutje Boshnjaku potencoi se SBASHK nuk tërhiqet nga kërkesat që ka pasi Qeveria ka mundësi t’i plotësojë ato.

‘”SBASHK nuk do të tërhiqet nga kërkesat. Sipas ekspertëve Qeveria ka mundësi me i ofru nga 100 euro. Përveq pakos që ka deklaru Qeveria në media ne nuk na ka dhënë asnjë ofertë tjetër” tha ajo

Gazeta Blic ka provuar gjatë ditës të komunikojë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Dukagjin Pupuvci në lidhje me grevën në arsim, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjes tonë.