Gruaja i la fëmijët pa përkujdesje, burri e lajmëron policinë

Policia e Kosovës është njoftuar dje për një rast në Klinë, ku një grua i ka lënë fëmijët pa përkujdesje dhe është larguar nga shtëpia.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet “Dhunë në familje dhe keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Klinë / 01.06.2024 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Express/