Gruaja nga Shtërpca denoncon ish-burrin për kanosje, 27-vjeçari shpallet në kërkim policor

Një grua në Shtërpcë, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e Policisë.

29-vjeçarja është ankuar se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar me mesazhe kërcënuese dhe kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim tek ajo.

Si rezultat i denoncimit, 27-vjeçari është shpallur në kërkim policor, pasi i njëjti ndodhet jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, si dhe i njëjti do të arrestohet posa të hyjë brenda territorit të Republikës së Kosovës.