Gruaja që u plagosë në Prishtinë ishte kalimtare e rastit, është në gjendje kritike për jetën

Një person ka mbetur i vrarë kurse dy të tjerë raportohet të jenë plagosur në një rast të rëndë që ndodhi në kryeqendër rreth orës 21:15. 

Përderisa ende nuk është mësuar identiteti i të vrarit apo të plagosurve, mësohet se një nga këta dy të fundit që e pësuan është në gjendje kritike.

Madje, siç shkruan Sinjali, gruaja që po lufton me jetën ishte veç një kalimtare e rastit.

Ndodhinë tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që ka shtuar se është në proces të identifikimit të të dyshuarve e në kërkim poashtu.