Grushte, shqelma e stupca – publikohen pamjet e rrahjes brutale të mërgimtarit

Një bashkatdhetar është rrahur brutalisht këtë javë me shkelma e grushte në komunën e Istogut.

Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi. Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.

Në pamjet e siguruara shihet se viktima po shoqërohej nga gruaja e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.

Këta të fundit janë arrestuar nga policia e Kosovës. Insajderi merr vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.