Hajdari: Kemi verifikuar 48 biznese që kanë emërtim kundërkushtetuese, do të veprojmë si në rastin e Klan Kosovës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se me 6 korrik 2023 kanë themeluar Komisionin për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Sipas Hajdari, deri më tani janë konstatuar se 48 biznese janë të regjistruara në ARBK me emërtime kundërkushtetuese, dhe e njëjta ka thënë se edhe për këto biznese do të veprojnë njëjti si në rastin e Klan Kosovës.

“Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj. ARBK do të vazhdojë me zbatimin e ligjit edhe në këto 48 raste tjera, në të njëjtën mënyrë të trajtimit sikurse për Klan Kosova sh.p.k. dhe ARTMOTION sh.p.k.” – ka shkruar Hajdari.

Tutje ajo ka se pretendimet se MINT ka vepruar qëllimisht që ta kufizojë lirinë e medias janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.

“Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim që të kufizojë lirinë e medias apo me prapavijë politike, janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.” – ka shkruar Hajdari.