Deputeti i Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk po mund të mbajë konferencë për media, për shkak të ziles së Kuvendit që po dëgjohet dhe po pengon në mbajtjen e kësaj konference.
Abazi para gazetarëve ka thënë se po presin deri të ndalet zilja, siç tha ai “nëse nalet”
“Po presim deri të nalet zilja nëse nalet” – ka thënë Abazi.
Ndryshe Abazi të mërkurën mbrëma shkroi se për sot do të mbajë konferencë ku do të tregojë disa video-inçizime dhe skandale të të tjera.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.” – shkroi Abazi.