Halimi e LDK-së: As gjendja e rëndë e minatorëve nuk po ia zbut zemrën Kurtit

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka kritikuar qeverinë për mos reagim ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.

Në një reagim në Facebook, ajo ka thënë që edhe gjendja e rënduar e tyre shëndetësore “nuk po ia zbut zemrën Albin Kurtit”.

“Braktisja shtetërore s’mund të ishte më e vrazhdë, përbuzja institucionale s’mund të ishte më dëshpëruese; politika s’mund të shkojë më larg se kaq matanë njerëzores“, ka shkruar Halimi.

“Thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta“, ka shkruar ajo.