Halitjaha në Hagë, flet për fillet e strukturimit të UÇK-së

Është duke vazhduar seanca në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit.

Aty dëshmi është duke dhënë ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili nuk u pajtua kur prokurori tha se ditën kur UÇK-ja doli publikisht ishte momenti kur ajo doli e strukturuar, njofton Klankosova.tv.

“E kisha heqë shprehjen që e tha prokurori se nga ky moment doli e strukturuar, jo këto ishin fillet e luftës, fillimi që lufta dhe UÇK-ja të bëhen publike, për popullin tonë edhe për botën. Sepse janë bijtë e Kosovës ata që luftojnë për çlirimin e atdheut, t’i heqin dilemat se kush ishin e çka ishin apo ishin dorë e shtrirë e huaja. Domethënë kjo ishte një dalje publike. Nga këtu ishin fillet e strukturimit”, deklaroi ai.

Halitjaha është dëshmitari i 36-të ndërsa ka kodin W04765,