Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte e mensë, këto janë kriteret

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimit e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2023/2024.

Në këtë konkurs do të pranohen 1500 studentë. Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme janë:

Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.

Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të fituara.

Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikë

Largësia nga Komuna e Prishtinës………………………………2 – 10 pikë

Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin……15 pikë

Studentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive:

student (fëmijë) i dëshmorit —————————10 pikë

student (fëmijë) i prindit invalid të luftës ————-5 pikë

student, prindi i të cilit është veteran i luftës —– —-3 pikë

student i të pagjeturit ———————————-5 pikë

student invalid civil i luftës —————————-5 pikë

student i prindit martir nga lufta ———————-4 pikë

student me aftësi të kufizuara ————————-6 pikë

student i të burgosurit, politik ————————-4 pikë

student me asistencë sociale ————————–4 pikë
.dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS ….3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojn pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (vertetimin)nga :

• Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë

• Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.

• Shoqata e familjeve të dëshmorëve – Selia qëndrore në Prishtinë
.Studenti i prindit martir nga lufta, student i të pagjeturit, student invalid civil i luftës vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.

• Studentët , prindërit e të cilëve janë veteran të Luftës , e të cilët marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës, e ngarkojnë çertifikatën e veteranit të prindit , të lëshuar nga Qeveria e Republikes së Kosovës, ndërsa studentët prindërit e të cilëve nuk marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës nuk kanë nevoj t’a bëjnë ngarkimin e çertifikatës së prindit veteran, sepse pikët i’u llogariten nga vet sistemi, nga të dhënat e MPMS.