Ministria e Arsimit ka njoftur se është hapur aplikimi për studentët, të cilët plotësojnë kriteret për bursa të nivelit Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.
Për përfituesit janë paraparë të ndahen një milion euro dhe konkursi është i hapur nga sot deri më 2 nëntor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Facebook.
“S’dihet sa do të jetë rritja ekonomike, shumë të rinj që ikën jashtë ishin të punësuar”