Hapet thirrja për mbështetje financiare nga Ministria e Financave, këtu mund të aplikoni

Është hapur thirrja për mbështetjen financiare të Kuzhinave Popullore në kuadër të Paketës së Rilindjes Ekonomike.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap sërish thirrjen për mbështetje financiare të subjekteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.

Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i shërbimit të subjektit (maksimumi 100 mijë euro për entitet).

70% e fondeve nga ky financim duhet të përdoret për blerjen e produkteve bujqësore vendase;

28% e fondeve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; DHE

2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit. Të drejtë aplikimi kanë organizatat joqeveritare dhe subjektet e tjera që zhvillojnë veprimtarinë e Kuzhinave Popullore.

Aplikimi bëhet përmes adresës elektronike [email protected] dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022.