Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për disa nga figurat kyçe udhëheqëse të Kosovës.
Haradinaj fillimisht ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se është pritur shumë nga Osmani, mirëpo ka mbetur në hije të kryeministrit, Albin Kurti.
“Është pritë shumë prej saj, po shihet se është në hijen e Kurtit. Është e pafuqishme, s’ka ndonjë rol vendim-marrës, nuk ka ndodhë njëherë me pas një qëndrim të vetin deri sot që dallon nga të tjerët.” – ka thënë Haradinaj në T7.
Kreu i AAK-së, ka folur edhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, duke thënë se është “njeri i Serbisë.”
“Njeri i Serbisë, pastër e ke. Dyshoj që është njeri i Serbisë. Gjykata ka me gjeta a është a s’është se këto kanë me kalu nëpër filtra ndonjëherë…Ne me shumë mund e kemi mbërri planin franko-gjerman dhe implementimi i tij e ka pas një dobi të madhe, ky zotëria është shkaktari kryesor që nuk është implementu.” – ka thënë Haradinaj për Bislimin.