Haradinaj ia kujton Kurtit udhëtimin me agjentët serbë në Dollc të Klinës: Po të bjen maska Albin!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë goxha kritik ndaj Albin Kurtit në postimin e fundit në “Facebook”.

Ai ka kërkuar sërish llogari nga shefi aktual i ekzekutivit rreth një udhëtimi të shumëdiskutuar në Dollc të Klinës, atje ku Kurti ishte parë nën batanije bashkë me dy agjentë serbë.

“Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: