Haradinaj: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan dhe familjet që humbën të afërmit e tyre në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Haradinaj ka thënë se ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.

“Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”, ka thënë Haradinaj.