Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.

Haradinaj ka thënë se ky ishte sulm edhe ndaj vlerave të lirisë e demokracisë.

“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe izraelin, në mbrojtje të lirisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me Izraelin e ndajmë një të kaluar të dhimbshme.

“Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, është shprehur Haradinaj.