Haradinaj pas koalicionit me Nismën: Synojmë pozitën e parë në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë nënshkruar sot koalicion për zgjedhjet e ardhshme.

Pas nënshkrimit të koalicionit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për qëllimet e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Në pyetjen nëse koalicionin e kanë bërë meqë kanë dal keq në sondazhe, dhe se zyrtarët e VV kanë deklaruar se pozita e parë është e garantuar, Haradinaj tha se këtë e vendos sovrani.

Ai ka thënë se siç ia ka dhënë Kurtit vendin e parë në vitin 2021, mundet edhe që t’ia marrë atë pozita.

“Pozita e t’parit është e sigurt, atë e dinë vetëm sovrani, votuesi. Votuesi i para këtyre zgjedhjeve po e ka shpallë VV-në të parin, por mundet edhe me ia marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën subjekteve politike, në opsionet qeverisëse që ofrohen”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se me këtë koalicion po e synon pushtetin përsëri