Haradinaj uron Ismail Kadaren për ditëlindjen e 88-të: Paç jetën e gjatë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka uruar jetë të gjatë Kadaresë i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.

“I dashur Ismail Kadare, Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat. Paç jetën e gjatë”, ka shkruar Haradinaj.