Haradinaj viziton familjen e Liridonës, u shpreh ngushëllime pas vrasjes të së bijës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e Liridonës, pasi e bija e tyre dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në një rast si ky, fjalët nuk kanë peshë.

“Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se për vrasjen e Liridona Ademajt, janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ky i fundit, pritet që mëngjesin e së dielës të dalë para gjykatës.