Hardh Fest fton punuesit artizanalë që të marrin pjesë në festival, hapet afati i aplikimit

Hardh Fest ka shpallur thirrjen për kompanitë dhe organizatat artizanale.

Festivali i Rrushit që sivjet mbahet në datat 2,3 dhe 4 shtator ka siguruar hapësirë për ekspozimin e artizanaleve në edicionin e sivjetmë.

Lajm i mirë, fillon ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për çdo kulturë bujqësore për vitin 2022

Në njoftim thuhet:

Që nga koha kur njerëzimi ka filluar të ekzistojë, është përcjellë nga punimet e dorës. Artizanati është tipi më i sofistikuar i të punuarit me dorë, duke përdorë mjete të punës nga më të thjeshta 🚪🔨🪵

Ndër veçantitë e festivalit Hardh Fest mbetet ekspozimi i punimeve artizanale, andaj ftohen kompanitë dhe organizatat artizanale nga komuna e Rahovecit të marrin pjesë në panairin e Hardh Fest 2022!

Të interesuarit të aplikojnë në: [email protected], deri me 28 gusht 2022.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga partneri festivalit Stone Castle.

#CaKokrraRrushi #HardhFest #Rahovec