Hasani: Qeveria duhet të trajtojë Asosiacionin – duhet të punohet një draft fillestar i tij

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtutetuese dhe profesori i njohur Enver Hasan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruara se Asosiacioni tanimë është obligim ndërkombëtar për Kosovën.

“Sa më shumë të shtyhet rezistenca ndaj formimit të Asociacionit, ne aq më afër i afrohemi idesë serbe për Asociacionin si autonomi politike-territoriale, si Republika Sërpska ose si bashkësi politike e serbëve lokalë, që del prej rendit kushtetues të Kosovës. Sa më shumë të vonohet, ne i afrohemi idesë serbe”, pohoi Hasani, në të njëjtën intervistë.

Jasharaj – Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku

Më tutje, Hasani gjykon se qeveria e Kosovës duhet t’i dalë përballë kësaj çështje dhe të përpilojë një draft të asosiacionit në fjalë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës] nuk është marrë me kompetencat ekzekutive ose jo, por vetëm ka treguar që natyra e Asociacionit, siç është propozuar [më 2013], siç është operacionalizuar më 2015, bie ndesh me Kushtetutën ekzistuese. E keqja e kësaj Qeverie [të Kosovës], ashtu sikurse edhe të gjitha tjerave, është se nuk i dalin përballë Asociacionit, ta bëjnë një draft për të dhe të diskutojnë. Ata duhet të ulen, ta bëjnë një draft dhe të thonë ‘kjo është pozita jonë për këtë çështje’, ta zbatojnë dhe të thonë ‘kjo është kështu edhe pikë’”, vazhdoi Hasani shpjegimin e tij.

Jasharaj – Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku