Haxhi Canziba nga Rahoveci: Edhe tokën e shes për me ua siguru gjashtë fëmijëve librat

Nga Rahoveci vjen në Prishtinë për t’ua siguruar bukën familjes.

Haxhi Canziba i cili me profesion është bujk, është baba i gjashtë fëmijëve, katër nga të cilët vijojnë mësimet në shkolla.

Shkollimin e fëmijëve e përballon vështirë financiarisht, mirëpo thotë që është i gatshëm të sakrifikoj edhe tokën vetëm ata të arsimohen.

Këtij ju shtua edhe një hall kur e kuptoi që fëmijëve  sivjet mund të mos u ipen tekstet shkollore, por  ti rimbursohen paratë nga Minsitria e Arsimit.

E këtë strategji të Minsitrisë së Arsimit nuk po e mirëpresin as  nga këshilli i prindërve.

“Meqë nuk ka ende vendim, Ministria duhet ta analizojë më mirë teë gjitha rrethanat, përpara se ta ktheje këtë paralajmërim në vendim. Përndryshe, një këso hapi, nëse është parë si më racional, atëherë do të duhej t’iu bēhej i ditur prindërve dhe shkollave shumë më përpara. Së paku në qershor, në mënyrë që pastaj të ketë kohë të mjaftushteshme për përgatitjet e nevojshme. Sepse, çdo ndryshim kërkon kohë dhe pergatitje për implementim. Tani prindërit me të drejtë reagojnë, sepse janë zënë në befasi dhe janë të hutuar”, tha Salie Osmankaq, nga Këshilli i Prindërve.

Madje njohës të arsimit po vlerësojnë se MASHTI ka dështuar në blerjen e teksteve shkollore.

Mirëpo sa i përket rimbursimit të mjeteve përmes platformës e-kosova, Rinor Qehaja nga Instituti Ed Guard vlerëson se me një mirëkuptim si nga institucionet e nga shtëpitë botuese do të u garantohet qasje e lehtë të gjithë prindërve.

Deri  më tani tani, Ministria i ka blerë librat direkt nëpër shtëpi botuese, nga ku ato u janë shpërndarë nxënësve nëpër shkolla./Tëvë1