Haxhiu e çon djalin e saj në shkollë: Pagova 130 euro për librat e dy fëmijëve

Albulena Haxhiu pagoi 130 euro për blerjen e librave të dy fëmijëve të saj.

Ministrja e Drejtësisë shoqëroi sot djalin e saj të vogël në klasën e parë në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haxhiu foli për mikrofonin e Ekonomia Online, ku tha se ka shfrytëzuar edhe të drejtën e subvencionimit për libra. Tha se procedura ka zgjatur disa minuta dhe se kostoja totale e libra i kushtuan 130 euro, për të dy fëmijët.

Të parin tha se e ka në klasë të pestë, ndërsa tjetri në të parën. E një vajzë në çerdhe.

Sipas saj proceduar ka zgjatur vetëm tre minuta dhe ishte lehtë i qasshëm në sistem.

“Po siç po e shihni sot fëmijët duken që të gjithë janë të lumtur, edhe unë e sjella bashkë me bashkëshortin tim djalin i cili fillon klasën e parë sot pikërisht e kam edhe tjetrin që e fillon klasën e pestë dhe vajzën që është ende në kopsht. Megjithatë për ne si prindër është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, jemi të emocionuar sepse si prindër gjithnjë e duam më të mirën për fëmijët në përgjithësi”, deklaroi ajo.

Sa i përket keqpërdorimeve nga libraritë, Haxhiu u shpreh se nuk e ka vërejtur këtë dukuri, teksa përmendi edhe pasojat për keqpërdoruesit.

“Unë nuk e kam vërejtur këtë, ndonëse nuk e përjashtoj faktin që dikush të keqpërdor këtë çështje. Prandaj siç e keni parë MASHT dje ka takuar Autoritetin e Konkurrencës për të pasur parasysh kontrollin apo inspektimin që ja bënë shtëpive botuese, librarive edhe të tjera. Prandaj unë besoj që secili duhet ta kryej punën e tij apo saj, unë po të kisha ndonjë problem sigurisht që do ta raportoja në Ministri apo do ta bëja publik sepse është e papranueshme të keqpërdoren sidomos kur ka të bëjë me tekstet shkollore”, tha ajo.