Haxhiu i dhuron deputetes britanike aksesorë artizanalë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.

Haxhiu gjithashtu ka bërë të ditur se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E nderuar të pres deputeten Alicia Kearns në Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale.” – ka njoftuar ministrja Haxhiu.